/ATSH/- Kandidati i PD-së për kryebashkiak për Tiranën, Halim Kosova, bisedon me tregtarë të vegjël dhe banorë të rrugës së Bogdanëve, Him Kolli dhe të zonës së Mylsym Shyrit dhe ju premton se do jetë në krah të qytetareve.

Kosova duke konstatuar problemet e mëdha që kanë qytetarët, i siguroi ata se do të jetë në krah të tyre."Halli i njërit është edhe halli i të gjithëve, por ne duam që halli juaj të jetë halli i Bashkisë", thotë Kosova.

Doktor Kosovës nuk i mungojnë asnjë ditë rastet kur qytetaret t'i shprehin mirënjohjen, pasi u është gjendur pranë në momente të vështira."Nuk e mbani mend, por më keni shpëtuar nga një operacion. Keni qenë drejtor materniteti atëherë dhe më çuan për operacion, dyshuan për fibromion, ju më thatë jo, mos u fut në operacion dhe më shpëtuat", i tha Kosovës një qytetare.

"Unë i kam premtuar banorëve që edhe për halle që varen nga qeveria unë do të jem njësh me ta, për t'i zgjidhur këto probleme", tha Kosova.