Kosova duhet të plotësojë
dy kushtet e BE-së për vizat
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, ka deklaruar se Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, ka deklaruar se Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave.
Sipas saj, për të ndodhur liberalizimi është në dorën e Kosovës që t’i përmbushë dy kushtet e mbetura, demarkacionin me Malin e Zi, si dhe të dhënat e evidentuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë rënë dakord për kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave. Kanë mbetur vetëm edhe dy kritere të paplotësuara: Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe të dhënat e evidentuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Bashkimi Evropian do t’i përmbahet marrëveshjeve të tyre, por tani shpresoj që Kosova t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave. Kështu ka deklaruar ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, duke shtuar se liberalizimi i vizave tani varet nga Kosova.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” diplomatja finlandeze ka porositur përfaqësuesit e palës kosovare dhe serbe që të kthehen në tryezën e negociatave në Bruksel, pasi që, sipas saj, dialogu ka ngecur muajt e fundit.
“Finlanda mbështet perspektivën e Kosovës për në BE dhe Finlanda mbështet dialogun e Beogradit dhe të Prishtinës, kështu që ne sugjerojmë kthim në tryezën e negacioneve”.
Ajo ka folur edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë së Finlandës, të cilën e festojnë sot, duke thënë se përgjatë periudhës njëshekullore kanë arritur standard të lartë të jetesës për qytetarët e saj si rezultat i një ekonomie të zhvilluar, mirëqenie të duhur sociale, arsim të cilësisë së lartë, si dhe barazi gjinore.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 1281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44
-
Paris 2024/ Arrestohet mundësi egjiptian, akuzohet për ngacmim seksual
9 Gusht, 20:18
-
Brazil/ Rrëzohet avioni me 62 pasagjerë në bord në Sao Paolo, asnjë i mbijetuar! Momenti kur bie dhe merr flakë (VIDEO)
9 Gusht, 19:58
-
Deputeti i Albin Kurtit sulmon ambasadorin amerikan: Të rrijë në Ambasadë, nuk merr vesh ai
9 Gusht, 19:47
-
Ilir Yzeiri: Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik
9 Gusht, 19:33
-
‘Gërdeci’/ Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën! Çfarë biseduan me Deliorgjin e Diverolin
9 Gusht, 19:30
-
E papritur/ Mundësi Chermen Valiev rikthehet në garë, dy ndeshje larg për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike
9 Gusht, 19:26
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht, 19:25
-
SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
9 Gusht, 19:18
-
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
9 Gusht, 19:17