Kosova e lufta kundër korrupsionit
Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se lufta kundër korrupsionit në Kosovë është përparësi e shpallur në letër nga institucionet e vendit, por rezultatet e saj janë të pakta, veçanërisht në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se lufta kundër korrupsionit në Kosovë është përparësi e shpallur në letër nga institucionet e vendit, por rezultatet e saj janë të pakta, veçanërisht në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Këto komente janë pjesë e një studimi me titullin “Në kërkim të rrugës për luftimin e korrupsionit”, që vlerëson zbatimin e një plani të veprimit për rritjen e efikasitetit të Sistemit Prokurorial në luftën kundër korrupsionit që ishte miratuar në vitin 2013.
Gjetjet e Institutit dëshmojnë se as 20 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij plani, sistemi prokurorial assesi nuk arritur të zvogëlojë numrin e rasteve të pazgjidhura të korrupsionit.
Në nëntor të vitit 2013 prokuroritë kishin 516 raste të pazgjidhura, ndërsa në qershor të këtij viti para tyre ndodheshin 589 raste të pazgjidhura.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, tha se Kosova po dështon në luftimin e kësaj dukurie.
“Përkundër faktit që në Kosovë ka shumë strategji dhe shumë plane të veprimit e të cilat do të duhej të tregonin efikasitet në luftimin e korrupsionit, në praktikë kjo nuk ka ndodhur. Ajo që sot po e shohim është një presion i sistemit të drejtësisë që të dëshmojë rezultate dhe me anë anën tjetër është duke u parë me vite të tëra, sidomos në vitet e fundit, një punë e cila është duke filluar me bujë të madhe por që në fund po rezulton pa kurrfarë suksesi. Ka pra një rrugë të humbur të sistemit të drejtësisë”, tha zoti Musliu.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është pjesë e kritereve të përcaktuara për përfshirjen e Kosovës në proceset integruese evropiane, krahas hapave tjerë për sigurimin e qëndrueshmërisë politike në vend.
Zyrtarët e agjencisë Kundër korrupsionit thonë se kjo dukuri në Kosovë është çështje për të cilën flitet shumë, por që hetohet pak dhe pothuajse mbetet i pagjykuar. Fusha ku shfaqet më së shumti dukuria e korrupsionit është fusha e prokurimit ku janë konstatuar edhe rastet më të shpeshta të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Organizata ndërkombëtare Transparency International në raportin e fundit e kishte radhitur Kosovën në vendin e 110-të për shkallën e korrupsionit në një tabelë me 175 vende të botës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
15.2%
-
Opozitës
18%
-
Qytetarëve
66.8%
Vota total: 1046
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Premtimet e kryebashkiakut të ri të Himarës para zgjedhjeve të 4 Gushtit, a do i mbajë Vangjel Tavo?
5 Gusht, 08:06
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti për këtë javë
5 Gusht, 07:59
-
Sfida dhe vendime të rëndësishme...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
5 Gusht, 07:50
-
VIDEO/ Fjala e plotë e Vangjel Tavos pas fitores së zgjedhjeve të pjesshme në Himarë: Që sot vazhdojmë punën për ato që kemi premtuar, turizmi prioritet
5 Gusht, 07:47
-
Lufta Izrael-Hamas, lëshohen sirenat e alarmit: Sulmi i Iranit ‘i pashmangshëm’! Teherani refuzon thirrjet për moderim, rriten tensionet
5 Gusht, 07:44
-
VIDEO/ Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime! Ja si e priti Vangjel Tavo me mbështetësit fitoren e Bashkisë së Himarës, momenti i numërimit të votave të fundit
5 Gusht, 07:14
-
Vangjel Tavo i PS-së, fiton zgjedhjet e pjesshme në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)
5 Gusht, 07:06
-
Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit/ Vangjel Tavo, kryetari i ri i bashkisë Himarë! Ja me sa vota fitoi
5 Gusht, 06:59
-
Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës
5 Gusht, 02:11
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29