Basha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T'i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi sot raportin ku rekomandohet se Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Në një lidhje Skype për 'Studio Live' në Report TV Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quajti hap jetik dhe të shumëpritur për Kosovën. Nga Parisi ku ishte i pranishëm në Komitetin Politik të KiE ndau me gazetarin Arbër Hitaj ndau lajmin e mirë dhe u shpreh optimist dhe për takimin e 18 prillit  kur në Asamblenë Parlamentare në Strasburg do të hidhet për votim raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis.

'Një moment i veçantë, hap jetik është hedhur gjysëm ore më parë në komitetin politik të KiE. Dhanë dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës. Lajmi jashtëzakonshëm i shumëpritur nga Kosova dhe shqiptarët kudo. Pas një periudhe të gjatë. Raporti i shtroi rrugën këtij takimi të veçantë dhe jashtë rradhe. Pas diskutimeve dhe kundërshtive nga delegacioni i Serbisë por edhe disa përfaqësuesve të Bosnjes dhe Malit të ZI u hap drita jeshile.

Më datën 15-19 prill Kosova do jetë në rendin e ditës dhe do diskutohet të aprovohet me votë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE. Arritje e Kosovës në institucionin më të vjetër europian. Ka brenda vetes disa mekanizma që do i hyjnë në punë edhe Kosovës, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venezias. Një ditë shumë e veçantë, e cila meriton urime të cilat i kam dhënë edhe drejtpërdrejtë.

Hapi tjetër është vota në Asamblenë Parlamentare ajo i vë vulën në vendimmarrjes me votë, dhe ia përcjell Këshillit të Ministrave. Arritja e një shumice pothuaj absolute është një shenjë e mirë për atë që pritet të ndodh pas dy javësh në Strasburg. Jam optimist dhe pas këtij hapi, tjetra finale do jetë hapi i miratimit nga Këshilli i Ministrave që Kosova të marr vendin si anëtar me të drejta të plota.', u shpreh Basha për Report Tv.

Nga ana tjetër, Basha u shpreh edhe për raportin e tij për konfiskimin e aseteve ruse në vendet e G7 dhe vënien e tyre në dispozicion të Ukrainës.

'Dje kam diskutuar me personalitete të politikës franceze. Ka një ndjeshmëri në rritje për këtë çështje. U miratua unanimisht. Me datë 16 prill do ti paraqitet për vendimarrje Asamblesë Parlamentare. 300 biliardë dollarë asetesh të fedetarës ruse kryesisht në vendet e G7. Përmes këtij instrumenti kam propozuar depozitimin e tyre ne një fond ndërkombëtar, e cila do bëjë të mundur edhe pagesën re dëmeve ruse në Ukrainë por edhe programe rimëkëmbjeje për Ukrainën.

Forcohet rendi i bazuar në rregulla të së drejtës ndërkombëtare. I jep mesazh të fortë agresorëve, por edhe për situata të tjera si Republika Srpska të cilat shkojnë kundër objektivave të BE dhe NATO, janë në një linjë për të destabilizuar Ballkanin. Kam besim se java e dytë e prillit do vijë me lajme shumë të mira për Kosovën por edhe për Ukrainën, për konfiskimin e aseteve ruse dhe vënien në dispozicion të Ukrainës.' shtoi kreu i PD-së

Së fundmi, kreu i PD-së shtoi se Moska po sponsorizon fuqishëm veprimet destabilizuese në Ballkan të Beogradit si dhe të Republika Srpska.

'E qartë që Beogradi po ndjek një axhendë që sponsorizohet fuqishëm nga Moska,. Shihet në çdo akt qëndrim të Vuçiç dhe aktivitete të tjera të Beogradit. Sulmi në Banjskë ishte goxha i sofistikuar.  NATO posedon informacion se Beogradi qëndronte pas këtij sulmi. Ishte skenar i ngjashëm me Krimenë. Bëhet fjalë për një tablo që serbët nuk e fshehin, e quajnë bota serbe në kundërshtim të plotë me synimet e NATO për paqe në rajon. Njësoj si Rusia është revizioniste. Kërcënim i hapur për destabilizimin e rajonit tonë.

Në fund nuk do të dalin të përfituar, por ashtu si me Millosheviçin do të dalin të humbur. I fituari i vetëm do jetë Moska dhe Putin. Kanë një strategji të qartë gjakftohtë. Rusia do ta përdor Serbinë dhe serbët për interesat e veta në luftën ndaj Ukrainës. Duhen hapa konkrete shumëpalësh edhe nga Shqipëria. Kam propozuar një amendament në buxhet për Kosovën për ndihmë me pajisje ushtarake. Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj. T’i vendosen në dispozicion të Kosovës 50 milionë euro.', përfundoi Basha.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adam Smith: 27/03/2024 20:39

    O Basha gjumashi,pse mos rritni rrogat e pensionet e popullit Shqiptar,Ata të Kosovës le të nxjerrin një nr.Theleton bamirësie për shtetin amë,e ti nisin shtetasit e vet nga 5euro secili nga Zvicra e Gjermania etj

    Përgjigju
  • Edi: 27/03/2024 19:39

    Jepja nga ana jote nga leket qe krefe te rruga kombit

    Përgjigju
  • Basha: 27/03/2024 18:51

    Jasha Basha

    Përgjigju
  • demokrati: 27/03/2024 18:36

    hahaha basha hahaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin