Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Pasi Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë për Report Tv se situata mund të përshkallëzojë. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ai shprehet se Serbia mund të tensionojë situatën, si psh në negociatat për heqjen e dinarit serb.

“Situata mund të përshkallëzojë. Sidomos kur morën parasysh faktin që Serbia do mundohet të shfrytëzojë veprime të tjera, si negociata për dinarin që po ecin ngadalë, mund të organizojnë aktivitet të dhunshëm duke përdorur serbët në veri”, tha Elezi për Report Tv.

Ai shkon edhe më tej, duke thënë se grupet kriminale serbe po përgatiten për sulm terrorist si ai i 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Elezi i referohet edhe deklaratave të drejtorit të Policisë së Kosovës, i cili ka thënë mbrëmë se grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri.

“Po përgatiten për të pasur një qasje terroriste si ai i datës 24 shtator. Serbia po përdor grupet kriminale për t’i falur vepra të ndryshme që kanë bërë dhe pastaj për t’iu dhënë territor të operimit siç është veriu i Mitrovicës”, tha Elezi.

Këshilli i Europës miratoi më 27 mars rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Dy votat kundër ishin të deputetëve të Serbisë, të Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ndërsa Aleksis Tsipras deputeti i Greqisë ka abstenuar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?