Kabineti qeveritar në Kosovë miratoi për herë të dytë amendamentin kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, për krimet e luftës dhe më pas e çoi për riprocedim në kuvend.
Kryeministri Mustafa u shpreh se riprocedimi në Kuvend, si dhe miratimi i këtyre amendamenteve kushtetuese, është një hap me rëndësi të posaçme në procesin e përmbushjes së obligimeve që shteti i Kosovës ka ndaj partnerëve ndërkombëtarë.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i cil u shpreh se miratimi i Gjykatës Speciale do t’i përshpejtojë hapat për integrimin evropian. Ai gjithashtu ftoi deputetët që pa hezitim në ditët e ardhshme të japin votën e tyre pro Gjykatës Speciale.
Ndërkohë në komunikatën e lëshuar dje nga zyra e kryeministrit Isa Mustafa thuhej se përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, në asnjë mënyrë nuk e konteston luftën e drejtë të UÇK dhe nuk do të cenojë vlerat e luftës së popullit të Kosovës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com