Kosova i ndalon vizitën kreut të Kishës Ortodokse Serbe dhe shtatë peshkopëve të tjerë

Kosova i ndalon vizitën kreut të Kishës Ortodokse Serbe dhe shtatë peshkopëve të tjerë

Patriarku Porfije

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka konfirmuar lajmin se i kanë refuzuar vizitën patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Mediat kosovare bëjnë me dije se përmes një njoftimi zyrtar ministria sqaron se shkak i ndalimit të klerikut serb për të zhvilluar vizitië në Kosovë është se Serbia nuk është duke vazhduar respektimin e marrëveshjeve bazike që ka nënshkruar me Prishtinën.

“Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”,- sqarohet në njoftim.

“Ashtu siç dihet, Serbia ka krijuar grup ministror për ta shkelur marrëveshjen bazike dhe për të penguar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përderisa vazhdon me këtë qasje dhe luftë me çdo mjet kundër Kosovës nuk do këtë aprovim te vizitave të tilla.  Ne inkurajojmë Serbinë që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella”,- thuhet më tej.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?