Kosova i përgjigjet SHBA për mbylljen e bankave serbe: Aktiviteti i tyre ishte i jashtëligjshëm, Beogradi nuk ka pranuar propozimet tona

Kosova i përgjigjet SHBA për mbylljen e bankave serbe: Aktiviteti i tyre ishte i jashtëligjshëm, Beogradi nuk ka pranuar propozimet tona

Albin Kurti

Qeveria e Kosovës i është përgjigjur SHBA dhe BE lidhur me mbylljen e 6 degëve të Bankës Postare Kursimore në katër komunat veriore me shumicë serbe. Qeveria kosovare thotë se operacioni për mbylljen e tyre erdhi pas dyshimeve të bazuara se po zhvilloheshin aktivitet financiar i kundërligjshëm.

“Sa i përket reagimit nuk jam në dijeni për detajet. Megjithatë, çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit”, tha Hekuran Murati, ministër i Financave.

Gjatë operacionit ndër të tjera janë konfiskuar edhe 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë, për të cilat u tha se për këto do të vendoset nga sistemi i drejtësisë.

“Aktivitet financiar mund të jetë çfarëdo aktiviteti pa licencën e nevojshëm pavarësisht desitinimin e mjeteve. Destinimi i mjeteve pastaj është hapi i dytë për të cilin organet e rendit dhe prokuroria duhet të siguronin prova të mjaftueshme për ku kanë qenë mjetet e dedikuara. Edhe po të kishte licencë do të duhej të sigurohemi se kush janë përfituesit dhe mjetet përdoren për qëllime të ligjshme. Të gjitha këto i takojnë organeve të rendit”, tha ai.

Ministri Murati, tha se pala kosovare kishte ofruar që të gjente në zgjidhje përmes disa propozimeve në Bruksel që Serbia të dërgonte ndihmat e tyre financiare përmes rrugëve ligjore, por që sipas tij janë refuzuar nga Beogradi zyrtar.

“Ne si qeveri kemi ofruar konstruktivet me disa propozime, por që mesa duket pala serbe nuk ka qenë të gatshme. Ata kanë pasur synime të tjera, nuk kanë pasur synime të lehtësohet jeta për qytetarët dhe të mundësohen transferet për ata qytetarë”, u shpreh Murati.

Më 20 maj, Policia e Kosovës ka mbyllur gjashtë njësi të Bankës Postare e Kursimeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen e njësive të bankës, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”. Reagimet më të ashpra në lidhje me mbylljen e institucioneve financiare në veri erdhën nga Beogradi kur nuk munguan as kërcënimet për konflikte të armatosura.

S.B//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë