PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Në këtë tremujor, Kosova ka importuar 337.1 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 1.4 GWh energji elektrike.
Sipas KosovaPress, sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 908.7 Gwh energji elektrike. Në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar (TM 3 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur 4.2%.
Kështu thuhet në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në 'Bilancin e Energjisë për tremujorin e tretë 2014'.
Ndërkohë, sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale është 889.6 GWh dhe në hidrocentrale është 28.8 GWh.
Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë./m.m/