Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë që autoritetet maqedonase t’ia mundësojnë Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut t’i vizitojë të arrestuarit në Kumanovë dhe nga kjo të nxjerr një raport lidhur me gjendjen e tyre.
Veseli bëri të ditur se kanë komunikuar me ambasadën e Maqedonisë këtu dhe me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë.
Kryeparlamentari i Kosovea bëri të ditur se janë në pritje të përgjigjes zyrtare nga shteti maqedonas.
Ndërkaq, zv/kryeministri, Hashim Thaçi ka kërkuar që autoritetet maqedonase ta ndalin dhunën ndaj të arrestuarve në ngjarjet e Kumanovës.
Ai ka thënë se regjimi i Gruevskit është represiv.
“Të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit. Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup, problemi është politik e jo ndëretnik”, deklaroi Thaci.
Sipas tij, Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë evro-atlantike.(INA)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com