Kosova kusht për Serbinë, Vilhelm:
Pas bisedimeve, traktat paqeje

Kosova kusht për Serbinë, Vilhelm:<br />Pas bisedimeve, traktat paqeje
Ambasadori gjerman në Beograd Hajnc Vilhelm, thotë se  çështja e Kosovës është elementare dhe kusht në bisedimet midis Serbisë dhe BE-së. Ai ka deklaruar për mediat serbe se pa implementimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit nuk do të hapet Kapitulli i 35-të midis BE-së dhe Serbisë.

I pyetur të komentonte kërkesën e Bundestagut gjerman që Serbia duhet të nënshkruajë një traktat paqeje me Kosovën, Hajnc ka deklaruar se pas implementimit të marrëveshjes së Brukselit,  në fund të procesit të dialogut, duhet të vihet deri te një marrëveshje përfundimtare për fqinjësi të mirë midis Serbisë dhe Kosovës ashtu siç kërkon Bundestagu gjerman.  Fillimi i dialogut me Kosovën e ka nxjerrë Serbinë nga izolimi ndërkombëtar, ndërsa kjo është arsyeja pse kancelarja Merkel e ka ftuar në Berlin, kryeministrin e Serbisë Aleksander Vuçiç.

Ambasadori gjerman në Beograd Hajnc Vilhem ka deklaruar se dialogu me Kosovën po ecën mire dhe se tashmë janë hapur edhe tema e formimit të bashkësisë së Komunave serbe dhe tema e Gjyqësorit në veri. Ambasadori gjerman në Beograd Hajnc  Vilhelm ka deklaruar se tani pritet me padurim raundi i ri të dialogut, por kjo tani varet nga qeveria e re në Kosovë .
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim