Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj u ka dërguar një letër 49 homologëve të tij, ku shkruan se rasti i trenit ilegal të Serisë nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore ndaj Kosovës.
Në letër përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i Haradinajt, i Nehat Thaçit, etj, shkruan 'Zeri'.
“Ka pretendime të Serbisë që rrezikojnë stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit” shprehet ai.
Hoxhaj kërkon nga BE-ja që të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë për shkak se ka një gamë në rritje dhe të gjerë të provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com