TIRANË - Tirana ka nevojë për kontributin e inteligjencës, pedagogëve dhe studentëve, pasi kryeqytetit i duhen ide në arkitekturë, art. Në këtë mënyrë është shprehur kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova i cili tha se me drejtimin e bashkisë më të madhe në vend do të mbështesë të paktën 300 projekte artistike e kulturore në mbështetje të trashëgimisë dhe modernizmit. 

Gjatë forumit për arsimin ku ishin të pranishëm studentë Halim Kosova u angazhua për krijimin e hapësirave konkrete për studentët. Sipas tij në bashkinë e Tiranës do të krijohen dhjetëra mundësi që studentët të bëjnë praktikë në bashkinë e Tiranës.

Zoti Kosova tha se do të krijohet një pol në Tiranë të dedikuar ekonomisë së dijes, që do stimulojë universitetet të lidhen me bizneset, të krijojnë mundësi praktike punësimi dhe ti japë një hov të ri zonës nga Ndroqi në Rinas.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)