Kosova me ushtri, por kush do të fitojë, Shqipëria etnike apo Serbia pushtuese?

Kosova me ushtri, por kush do të fitojë, Shqipëria etnike apo Serbia pushtuese?

Foto ilustruese

Vetëm ushtria e Kosovës si armatë moderne dhe me 40 mijë ushtarë, i jep Kosovës njohjen nga Beogradi. Kosova sot e vendosi ngritjen e ushtrisë me 101 vota në Parlamentin e saj.

Po Shqipëria? Duhet edhe Shqipëria të formojë sa më shpejt armatën e saj.

l. E gjithë trazira në Ballkanin Perëndimor vjen nga fakti që të dy shtetet shqiptarë nuk kanë ushtritë e tyre.

Pa ushtri nuk mund të ketë as pavarësi të sigurt dhe as politikë reale. Të dy shtetet shqiptarë janë pa ushtri. Si shpjegohet kjo?

Kosova është shtet i ri dhe sigurisht që ka qenë dhe është nën suzerenitet ndërkombëtar dhe i mbrojtur nga UNMIK-u.

Por ka ardhur koha e sovranitetit. Sovranitet pa ushtri kombëtare nuk mund të ketë për Kosovën. Ajo duhet ngritur sa më shpejt që të jetë e mundur.

ll. Edhe Shqipëria është pa armatën e saj. Si ka mundësi? Aktualisht nuk duhet të merremi me analiza: Shqipëria duhet të ngrejë menjëherë armatën e saj të kompletuar për mbrojtjen e territorit.

Kohët kanë ndryshuar. Gjendja dhe situata në Ballkanin Perëndimor është në një konflikt në rritje. Rritja e konfliktit vjen si pasojë e konkurencës ndërkombëtare Amerikë- Rusi në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Është politika amerikane që po kërkon ta ngrejë Shqipërinë dhe Kosovën si aks politik kryesor në Ballkanin Perëndimor dhe është politika ruse që këtë po kërkon ta bëjë me Serbinë. Prandaj pyetja që ngrihet tani është kjo: kush do të fitojë forcën në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria e plotë etnike apo Serbia pushtuese e territoreve shqiptarë?

Kjo do të varet shumë nga lidërshipët që do të drejtojnë në Shqipëri menjëherë pas Reformës në Drejtësi. Por edhe nga armata shqiptare e kompletuar me armë moderne dhe me një ekip ushtarak profesional.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gurk: 21/10/2018 15:45

    Do fitoje vecse amerika se do kete kujt me ju shite arme.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 20/10/2018 13:38

    Avoktat.me Ushtrine e Kosoves,fiton Kosova.E kur fiton Kosova haperisra kombetare shqiptare,fiton Shqiperia e shqiptarevet.Kurre me,asnjehere mE çështjen e Kosoves,nuk fiton Serbia, por serbet e veriut do fitojne shpetimin nga krimi e kriminaliteti qe ka sjellur aty Serbia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital