Në prag të 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Kosovën e ka njohur edhe një tjetër shtet. Sot Barbadosi ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli përmes rrjetit social "Facebook".
/Shqiptarja.com
"Në vigjiljen e festës së madhe të pavarësisë edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur!!", ka shkruar Pacolli. Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi shkruan “Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës sonte! Dhurata më e mirë e ditëlindjes për festimet e Pavarësisë së Kosovës!”.
Njohja e Kosovës nga Barbadosi
d.b/shqiptarja.com










