Kosova merr fitore madhështore kundër Çekisë, ngjitet në vendin e parë në grup

Kosova merr fitore madhështore kundër Çekisë, ngjitet në vendin e parë në grup

Kosova ka marrë një fitore madhështore me shifrat 2-1 kundër Republikës Çeke për eliminatoret e Europianit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finaleve të “Euro 2020”. Dardanët në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës të mbushur në çdo skaj, e nisën në mënyrën jo të duhur sfidën, pasi në minutën e 16 sulmuesi Patrick Chick kaloi në avantazh kombëtaren mike.

Nga ky moment të besuarit e Bernard Shaland, të cilët sot kishin disa mungesa të rrëndësishme, rritën ritmin e lojës dhe arritën të vendosnin baraspeshën në harkun e katër minutave. Ishte Elbasan Rashani që futi një top nga krahu para se ‘bomberi’ Vedat Muriqi të mos falte brenda zonës.

Një episod që elektrizoi të gjithë stadiumin, që më pas kërkoi përmbysjen e rezultatit, por që nuk do të vinte në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, autori i golit trepikësh ishte Vojvoda, i cili konkretizoi një skemë të jashtëzakonshme të nisur nga Valon Berisha në goditjen e këndit.

Për më shumë se 20 minuta, Republika Çeke e cila para kësaj ndeshje mbante vendin e parë, synoi të barazonte, madje në dy raste ishte shumë pranë, por në fund nuk ia doli. Vershëllima e trefishtë e arbitrit sinjalizon një trepikësh historik, që e ngjit Kosovën në vendin e parë pas 4 ndeshjesh me 8 pikë, 2 më shumë se Anglia e vendit të dytë që ka dy ndeshje më pak dhe më të cilën Kosova do të përballet të martën në Southampton.  

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm