Kosova mposht Malin e Zi, dy ndeshje ‘’ferri’’ e ndajnë nga EURO 2020

Kosova mposht Malin e Zi, dy ndeshje ‘’ferri’’ e ndajnë nga EURO 2020

Festa e lojtarëve të Kosovës

Kosova ka fituar 2-0 përballë Malit të Zi në Prishtinë. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur Rrahmani me një kërcim në zonë mbi portierin malazez hapi siparin e golave.

Bomberi Vedat Muriqi shënoi golin e dytë në minutën e 34’ pas një kundërsulmi të rrezikshëm të kosovarëve nga krahu i djathtë.

Në fund të pjesës së parë tifozët vendas dhe malazez u përplasën në tribunë duke degjeneruar në dhunë fizike për disa çaste, por situata u qetësua nga forcat e rendit. Dardanët morën një fitore të detyruar përballë Malit të Zi, për t’iu afruar Çekisë dhe Anglisë në grup. Ishullorët shpartalluan Bullgarinë me rezultatin 0-6 dhe tashmë vendi i dytë mbetet mes Kosovës dhe Çekisë të cilat i ndan vetëm 1 pikë. Ndeshja e ardhshme vendos gjithçka, më 10 nëntor në Pilsen Republika Çeke pret Kosovën.

Dardanët nën disavantazhin e një pike kanë shansin të parakalojnë çekët por më pas në Prishtinë presin Anglinë. Dy ndeshje ferri i presin dardanët për të realizuar ëndrrën e tyre historike, kualifikimin në EURO 2020, dhe i duhen padiskutim dy fitore. Edhe pse në vend të dytë do i duhet të luajnë Play- Off.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025