Kosova mposht Serbinë edhe në
CAS. "Pranimi në FIFA i rregullt"

Kosova mposht Serbinë edhe në<br />CAS.
Kosova nuk ndalet. Shteti më i ri në Europë ka shënuar një tjetër fitore kundër Serbisë këtë herë në CAS duke vulosur anëtarësimin në UEFA dhe FIFA.
 
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
 
Pas anëtarësimit të Kosovës, Serbia depozitoi një kërkesë në  CAS duke kërkuar shfuqizimin e vendimit me justifikimin se nuk mund të bëhesh pjesë qeverisë së futbollit Europian dhe Botëror nëse nuk je pjesë e OKB.
 
Por CAS pas shqyrtimit, ka rrëzuar kërkesën e Serbisë duke mos gjetur shkelje në anëtarësimin e Kosovës.

Artikulli 5 pika 1 e rregullores së UEFA-s përcakton se territori në të cilin ndodhet një federatë, duhet të njihet si shtet i pavarur nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të OKB-së.
 
CAS vëren se këto kritere janë përmbushur në rastin e FFK-së. Kjo u vërtetua edhe nga qëndrimi i mbajtur nga shumica e vendeve anëtare të FIFA-s, që pranuan FFK-në si anëtare të re të UEFA-s e për këtë arsye, kërkesa e Federatës Serbe të Futbollit rrëzohet
” thuhet në vendimin e CAS.
 
Kosova u pranua në UEFA dhe në FIFA në maj të 2016, ndërsa më pas u bë pjesë e eliminatoreve për Kampionatin Botëror të Rusisë.

Vendimi i CAS
Vendimi i CAS

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos