Kosova ndan 500 mijë euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi

Kosova ndan 500 mijë euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro si mbështetje financiare për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi, që ndodhi në shkurt të këtij viti.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ky vendim është vazhdim i solidaritetit të Kosovës me popullin turk.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se ndarja e mjeteve ka qenë e paraparë të bëhej në takimin që ishte organizuar në Bruksel për këtë qëllim, por për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjes në nivel të barabartë është vendosur që Qeveria të bëjë mbështetjen në formë bilaterale.

Nga tërmeti i fuqishëm në Turqi e Siri patën vdekur më shumë se 50 mijë persona e mbi 107 mijë ishin lënduar. Rreth 350 mijë ndërtesa ishin shkatërruar.

Në mbledhja e Qeverisë u miratua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Qevërisë së Rëpublikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.

U miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar ndërmjet Kosovës dhe Suedisë dhe ajo për ndihmë të ndërsjellë juridike në cështjet penale./koha.net

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi