Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është vetëm një hap larg sigurimit të një vendi në 'play-off' e Botërorit 2026. Për të arritur këtë objektiv historik, “Dardanët” kanë nevojë vetëm për një barazim në përballjen vendimtare ndaj Sllovenisë në “Stadion Stožice”.
Interesimi për këtë ndeshje ka qenë jashtëzakonisht i madh, si nga tifozët vendas ashtu edhe nga ata miq të Kosovës. Federata e Futbollit e Sllovenisë ka njoftuar se të gjitha biletat për takimin janë shitur, më pak se një muaj para zhvillimit të tij.
“Biletat për ndeshjen kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë janë shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën zyrtare të federatës sllovene.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 15 nëntor në stadiumin “Stožice” në Lubjanë, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese. Kosova do të kërkojë një rezultat pozitiv që do ta dërgonte në fazën e 'play-off' të Kupës së Botës, një sukses historik për futbollin kosovar.
Komente





