Kosova 'ngel' në testin PISA, rezultate më të ulëta se në 2018 për lexim, shkencë e matematikë! Kërkohet dorëheqja e ministres së Arsimit

Kosova 'ngel' në testin PISA, rezultate më të ulëta se në 2018 për lexim, shkencë e matematikë! Kërkohet dorëheqja e ministres së Arsimit

Foto ilustruese

PISA ka publikuar rezultatet e testimit për vitin 2022, ndërsa Kosova është renditur në pjesën e fundit të listës së shteteve, si për matematikë, shkencë e lexim.

20% e nxënësve të Kosovës, sipas testit ‘PISA’ kanë arrit nivelin e kënaqshëm kurse të tjerët janë nën nivelin e kënaqshmërisë.

Në matematikë Kosova është në vendin e 74 nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018.

Në lexim, Kosova është e 76-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse, me 342 pikë. Në shkencë, Kosova renditet e 77-ta nga 80 vende pjesëmarrëse, me 357 pikë, në këtë fushë ka rënie më të ulët për 6 pikë krahasuar me vitin 2018.

Në konferencën për media sot në Ministrinë e Arsimit, ministrja Arbërie Nagavci ka folur për rezultatet e testit PISA të vitit 2022.

“Ka më shumë se një faktor që ka ndiku në rezultate, politikat, tekstet, infrastruktura shkollore, praktikat e konsoliduara që mungon komplet llogaridhënia dhe shumë faktorë të tjerë. Pra nuk është vetëm një fajtor dhe nuk është vetëm një veprim që do të mundësonte përmirësim të rezultateve”, deklaroi ministrja Nagavci.

Për këto rezultate të shumta kanë qenë reagimet nga radhët e politikës. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ka kursyer kritikat për qeverinë Kurti.

“Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona – në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme!”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e quan shqetësuese renditjen e Kosovës në fund të listës, ndaj ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nagavci.

"Renditja e Kosovës në fund të listës për testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare. Dorëheqja e Ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet!", shkruan ai.

1701786605_4071937089087362072874512755996781638849381n.jpg

Rezultatet e testit për 2018 dhe 2022

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arjan: 05/12/2023 20:23

    Jepeni dhe renditjen e Shqiperise. Mos kini turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë