Kosova nis hetimet për studentin
që vdiq në sulm kamikaz në Irak

Kosova nis hetimet për studentin<br />që vdiq në sulm kamikaz në Irak
Autoritetet në Kosovë kanë nisur hetim pas lajmit se 20-vjeçari Fatlum Shalaku, një shqiptar i Kosovës me banim në Londër, ka humbur jetën në një sulm kamikaz në qytetin Ramadi të Irakut.

Fatmir Makolli, drejtor i Departamentit për Anti-Terrorizëm në Policinë e Kosovës, ka thënë se hetimet kanë nisur për të konfirmuar identitetin e këtij personi.
 
“Në bazë të informacioneve të para, rezulton se personi mund të jetë me prejardhje nga Kosova”, ka thënë Makolli.

20-vjeçari kosovar sipas gazetës britanike “The Independent” ka hedhur veten në erë për të ndihmuar militantët e Shtetit Islamik të përparojnë për të marrë qytetin Ramadi në Irak. 

Shqiptari nga Kosova jetonte në Britaninë e Madhe prej vitesh në zonën e njohur si Ladbroke Grove, në Londër. Fatlumi bashkë me 5 shokë të universitetit, ku studionte në Britani, kishin lënë studimet dhe i ishin bashkuar Shtetit Islamik.
 
Militantëve të Shtetit Islamik u ishte bashkuar edhe vëllai i tij, që në pranverën e vitit 2013.

Gjashtë të rinjtë kishin ndjekur të njëjtin universitet në Mbretërinë e Bashkuar dhe së bashku kishin lënë studimet për t’u bërë më pas pjesë e xhihadit. Në mars të këtij viti, vëllai i Fatlum Shalakut, Fatmiri 23 vjeç, kishte humbur jetën gjatë luftimeve mes forcave të ISIS-it dhe koalicionit kundër tij. 

Miqtë në universitet në Britani e përshkruanin 20-vjeçarin Fatlum Shalaku si person miqësor dhe të shoqërueshëm, e që i pëlqente të shpërndante foto të tij në rrjetet sociale. Ai ka qenë një student shumë i rregullt dhe me rezultate të mira në studime. Fatlumi 20-vjeçari ishte student në shkollën “Holland Park School”.
 
Nga kjo shkollë kanë qenë edhe katër studentë të tjerë, të cilët kanë humbur jetën duke luftuar përkrah ISIS në luftën për xhihad që prej vitit 2012. 

Pak kohë më parë, policia britanike ka ndaluar edhe dy studentë të tjerë me akuzën e krijimit të bazave terroriste dhe për financimin e luftëtarëve të xhihadit në Siri. 

“Ne kemi marrë një qëndrim shumë të fortë se kjo është një shkollë laike dhe çdo gjë që ju besoni ose mund të mendoni, brenda portave të shkollës. Ne kemi marrë një linjë shumë të fortë në laiciteti dhe tolerancë zero ndaj çdo lloj fundamentalizmit nga çdo fe”, ka thënë drejtori i kësaj shkolle, Kolin Hall, lidhur me këto ngjarje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit