Kosova më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Komiteti i Ministrave voton pro! Tashmë vendos Asambleja Parlamentare! Uron politika në Prishtinë dhe Tiranë

Kosova më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Komiteti i Ministrave voton pro! Tashmë vendos Asambleja Parlamentare! Uron politika në Prishtinë dhe Tiranë

Këshilli i Evropës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar të hënën se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Sipas Gërvallës, Komiteti që përfaqëson 46 shtetet anëtare të KE-së, mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave. 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime ishte rezultati i votimit. Shtatë vendet që votuan kundër ishin Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Qipro, Spanja dhe Hungaria. Ndërsa në vendet që abstenuan Greqia, Sllovakia, Moldavia, Ukraina dhe Bosnjë Hercegovina.

“Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke shtuar se “mbetet edhe shumë punë për të bërë”.

Pas këtij vendimi ka reaguar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila falenderoi aleatët që votuan në favor të Kosovës.

“Flamuri i Republikës së Kosovës së shpejti do të valojë me krenari në mesin e anëtarëve të Këshillit të Evropës”, shkroi ajo në Tëitter.

Kryeministri Albin Kurti, komentoi këtë votim po ashtu duke thënë se Kosova "do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës". Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Për këtë votim të rëndësishëm kanë reaguar edhe disa prej krerëve të politikës shqiptare, presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka duke uruar që Kosova të jetë sa më shpejt anëtare e KiE me të drejta të plota. 

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion është një prej temave edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Therese Blanche, që po zhvillohet në Luksemburg dhe sipas burimeve diplomatike për mediat e Kosovës, pritet që ky proces i anëtarësimit në KiE të përmbyllet deri në fund të këtij viti. 

Delegacioni serb i pranishëm gjatë votimit, ka braktisur sallën menjëherë pasi shumica e vendeve votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar se Serbia do të shqyrtojë mënyrën sesi do të marrë pjesë në vazhdimësi të këtij organizimi. 

Çfarë është Këshilli i Evropës?
Këshilli i Evropës është themeluar më 1949. Kjo organizatë ka realizuar fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë. Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin, si dhe të kryejnë reformat e duhura gjyqësore. Grupi i saj i ekspertëve për kushtetutë, i njohur si Komisioni i Venecias, ofron këshilla ligjore për shtete të ndryshme në botë. Duke qenë organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, mirëpo ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme. Dy trupat kyçe të Këshillit janë: Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Si votuan shtetet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Ukraina dhe Greqia mes vendeve që abstenuan! Delegacioni serb braktis sallën

Komiteti ministror i Këshillit të Europës ka marrë vendimin për t’ja paraqitur asamdblesë parlamentare të këtij institucioni kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Për këtë vendim votuan pro 33 përfaqësues të shteteve, shtatë ishin kundër (Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Qipro, Spanja dhe Hungaria), ndërsa pesë abstenuan (Greqia, Sllovakia, Moldavia, Ukraina dhe BeH).

Delegacioni serb u largua nga salla menjëherë pas votimit, me deklaratën se “Serbia do të shqyrtojë modelet e pjesëmarrjes së mëtejshme në organizim”.

Ora 17:28
Presidenti Begaj uron Kosovën për avancimin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

1681376816_Screenshot9.png

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të kaluar në Asamblenë Parlamentarë çështjen e anëtarësimit të Kosovës,

“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE”, ka shkruar Presidenti Begaj.

Ora 16:27
Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE, Basha: Një faqe e re për marrëdhënien e saj me institucionet ndërkombëtare

1682346474_3431726162588152232374233374514538332389286n.jpg

“Një ditë e mirë sot për Kosovën në Këshillin e Europës”! Kështu e nis reagimin e tij, ish kryedemokrati Lulzim Basha pasi Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare, i dha mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Sipas tij, ky vendim është një garanci për Kosovën.

“Një ditë e mirë sot për Kosovën në Këshillin e Europës. Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare, i dha mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës.

Pas vendimit të shumëpritur të Bashkimit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, akti i sotëm hap një faqe te re në marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare.

Kosova në Këshillin e Europës është garanci edhe për ata që kanë pretendime përsa i përket respektimit  të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.

Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës. Sa më shpejt që ky realitet të përqafohet nga të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës, si serbë ashtu edhe shqiptarë, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë.

Është koha që dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin një hap të tillë. Sa më shpejt të ndodh aq më mirë do të jetë për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.

Ballkani Perëndimor në NATO dhe EU do të thotë një Europë më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë”, tha Basha.

Ora 16:22
Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kryeparlamentarja Nikolla: Lajm i bukur, arritje për shqiptarët

1677144550_Screenshot2.jpg

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndet miratimin nga Komiteti i Ministrave i KiE  të kalimit në Asamblenë Parlamentare të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Një lajm i bukur nga Strasburgu. Komiteti i Ministrave miratoi sot kalimin për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës  të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kërkesa e Kosoves për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës u miratua me 33 vota, nga 31  vota të nevojshme, për t’u shqyrtuar nga Asambleja Parlamentare.

Një arritje për Kosovën, por edhe për Shqipërinë. Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë në një veprimtari intensive lobuese për tia arritur këtij qëllimi. Lobimi do të vazhdojë deri në pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe evropiane.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Ora 16:21
Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, Xhaçka: Lajm i mirë

1680699776_c7172f4bd7964f0f8bc57b5ebc1afae9.jpg

Pasi Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se ky është një lajm i mirë, si edhe një hap i rëndësishëm për vendin.\

“Lajm i mirë nga Këshilli i Evropës! Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t'ia dërgojë Kuvendit Parlamentar për mendim. Një hap i parë i rëndësishëm për t'i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill”, shkruan Xhaçka.

K.T./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille