PRISHTINË - Shteti i Kosovës ka fituar njohjen e 105-të, të parën në vitin 2014, dhe pikërisht nga ishulli Tonga në Oqeanin Paqësor, afër Australisë.

Lajmi bëhet i ditur sot nga burime diplomatike në Prishtinë.

“Sapo mora njoftimin që Pavarësinë e Republikë së Kosovës e njohu Tonga, shtet – ujdhesë në Oqeanin Paqësor. Kjo është njohja e 105–të e shtetit të Kosovës. Faleminderit Tonga!”, ka bërë të ditur edhe kryeministri Hashim Thaçi përmes Facebook-ut.

Kosova ka shpallur Pavarësinë në 17 Shkurt 2008.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)