Kosova pa qeveri, por nisin përgatitjet
për zgjedhjet lokale më 22 teto

Kosova pa qeveri, por nisin përgatitjet<br />për zgjedhjet lokale më 22 teto
KOSOVE-E ndërsa ka përfunduar afati ligjor, 91 subjekte politike janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor që do të mbahen më 22 tetor.
 
Janë 35 parti politike, një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 35 kandidatë të pavarur nga të gjitha komunitetet, që do të përballen në konkurrencën për të marrë pushtetin në 38 komuna të Kosovës.
 
Por ndërsa janë regjistruar kandidatët për zgjedhjet lokale, ende nuk është krijuar qeveria.
 
Të enjten, parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e tij, një proces që është zvarritur për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme nga koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur