PRISHTINË - Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë do të bëhen publike pas përfundimit të rinumërimit të kutive të votimit, proces i cili ka filluar, tha sot pasdite kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Ajo u shpreh se, KQZ nuk është duke u vonuar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi nuk mund të tejkalohen procedurat e parapara me ligj.
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore është duke e kryer punën e tij sikurse edhe Qendra e Numërimit dhe Rezultateve", tha Daka.
Ajo bëri thirrje që të mos bëhet presion ndaj KQZ-së pasi deri më tani gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe procedurave të parapara. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka qenë asnjëherë më parë më transparent, e aq më tepër Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Na lejoni ta përfundojmë punën tonë sipas ligjeve në fuqi", tha kryetarja Daka.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot pasdite mbledhjen e radhës, ku koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se të enjten në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë, ndërsa të premten në mëngjes ka filluar rinumërimi i kutive të votimit sipas vendimit të KQZ-së dhe brenda disa ditësh do të përmbyllet ky rinumërim.
Në një mbledhje të kaluar, KQZ vendosi për rinumërim pasi Qendra e Numërimit dhe Rezultateve paraqiti raportin me rekomandime për rinumërimin e 18 kutive të votimit për shkak të mospërputhjes së të dhënave të subjekteve politike dhe të 421 kutive të votimit për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve. /ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com