/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein dhe menaxherin për Kosovën, Jan-Peter Olters. Në këtë takim u diskutuan marrëdhëniet e Kosovës me Bankën Botërore edhe nga pikëpamja historike, duke u theksuar përkrahja e vazhdueshme që Kosova ka marrë nga Banka Botërore, veçanërisht në sektorin e energjisë.
Kryeministri ritheksoi se "qeveria e Kosovës, përveç krijimit të kapaciteteve të reja energjetike, ka në vëmendje të veçantë edhe krijimin e kushteve për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme, rritjen e efiçiencës në konsum të energjisë dhe mbrojtjen e ambientit". Në këtë kontekst, kryeministri Isa Mustafa u shpreh se "plani për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese i përmbushë të gjitha kriteret moderne sa i përket mbrojtjes së ambientit".
Përveç kësaj, kryeministri Mustafa e njoftoi drejtoreshën e Bankës Botërore mbi hapat konkretë që janë ndërmarrë gjatë viteve të fundit në fushën e energjisë, duke përfshirë këtu Ligjin mbi ndërtimet, i cili parashikon rritje të efiçiencës në vend për konsum të energjisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua ndihma që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës në sektorin e energjisë, ku Goldstein theksoi Strategjinë për Energjinë, e cila ka në fokus krijimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme, rritjen e efiçiencës, reformën në sektorin e shpërndarjes, sektorin e minierave, kualitetin e ajrit në vend dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit në përgjithësi. Gjithashtu, Goldstein ritheksoi se ekipet e ndryshme të Bankës Botërore janë në dispozicion të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim ofrimin e ndihmës në arritjen e objektivave të saj në këtë mandat.
/Shqiptarja.com