Kosova përmbys Letoninë
fiton në sekondën e fundit/ Video

Kosova përmbys Letoninë<br />fiton në sekondën e fundit/ Video<br>
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një fitore të veshtirë sonte ne ndeshjen e luajtur në Prishtinë kundër Letonisë.

Skuadra letoneze kaloi e para në avantazh por që u barazua shumë shpejt nga Kosova, edhe dy herë të tjera letonezët do ta shihnin veten në avantazh por lojtarët e Kosovës nuk u dorëzuan deri në sekondat e fundit, duke risjellë barazpeshën pas çdo goli të pësuar.

Fitorja u arrit vetëm në sekondat e fundit dhe u vulos rezultati i përgjithshëm 4-3 me autorë për Kosovën: Rrahmani 13’, Muriqi 45’, Rashani 86’ dhe Halimi në të 93’ për miqtë shënuan Kluskins 11’ dhe 59’, Sabala 30’.

Në këtë mënyrë Kosova siguron një fitore të rëndësishme për të parë të ardhmen e kësaj kombëtarje të re, me plot talente. Ky takim ka vlejtur shumë për trajnerin e Kosovës për të bërë vlerësimet e lojtarëve në aspektin taktik dhe teknik.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët