Kosova ka hedhur një hap të sigurtë drejt “final-four” në Ligën e Kombeve pasi ka poshtëruar me rezultatin 0-5 Maltën në transfertë. Që në fillim të besuarit e Shaland ishin superiorë ndaj kundërshtarit dhe nuk do të kalonte shumë para se të vinte goli i parë.
Dinakëria e Milot Rashicës u shfrytëzuar mjaft mirë nga Vedat Muriqi i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 15-t. Goli i dytë do të vononte, por pritja ia vlejti pasi Kololli realizoi një perlë me parabël. Më pas në harkun kohor të 10 minutave Kosova i dërgoi shifrat në 4-0 falë Avdiajt që realizoi “dopietë”. Fillimisht 22-vjeçari finalizoi një aksion me portën e boshatisur, ndërsa më pas shfrytëzoj në mënyrë perfekte një asist të Rashicës.
Për të vulosur shifrat mendoi vetë ky i fundit, i cili pasi shërbeu dy herë shokët e skuadrës shënoi një gol spektakolar nga jashtë zone.
Në këtë mënyrë Kosova merr një trepikësh shumë të rëndësishëm, por ende nuk mund të gëzohet plotësisht pasi në të njëjtën kohë Azerbajzhani fitoi 2-0 kundër Ishujve Faroe. Pas 5 ndeshjesh Kosova udhëheq me 11 pikë, 2 më shumë se Azerbajzhani. Të dy këto skuadra sfidën e fundit do të luajnë kundër njëra-tjetrës, me Kosovën që do t’I mjaftonte edhe një barazim për të vijuar më tej.
Komento
kosova luan me shpirt e zemer -e jo me pordh sisi albania.
Përgjigju