COVID/ BE përditëson përditëson të dhënat, Shqipëria mes vendeve të sigurta për të udhëtuar! Në listën e 'zezë' Kosova, SHBA e Maqedonia e Veriut

Bashkimi Europian ka përditësuar sot listën e shteteve të sigurta pë rtë udhëtuar dhe atyre që nuk janë të tillë, në një situatë ku shumë vende po përballen me rritje të shpejtë të rasteve me COVID, për shkak të përhapjes masive të variantit Delta.

BE ka rekomanduar në 30 gusht që shtetet anëtare të heqin kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, ndërsa Kosova është në listën e vendeve jo të sigurta për të udhëtuar.

Po ashtu BE do të ndalojë udhëtimet jothelbësore me Amerikën Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi.

BE i hapi kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike, por përhapja e COVID ka sjellë një përkeqësim të ndjeshëm të situatës.

Për të qenë në listën e “vendeve të sigurta”, një vend duhet të regjistrojë maksimum 75 raste të reja në 100,000 banorë,për dy javë rresht.

Të dielën, Kosova ka shënuar ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Autoritetet konfirmuan vdekjen e 36 personave në 24 orë, ndërsa raportuan edhe për mbi 1,600 raste të reja pozitive.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'