Duke nisur nga dita e nesërme, për shkak të rritjes së numrit të pacientëve që po marrin trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të gjitha ambulancat do të vihen në dispozicion të qytetarëve me COVID-19.
Njoftimi u bë me dije nga Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) përmes një postimi në 'Facebook', ku theksohet se kjo masë është marrë perkohësisht deri në një stabilizim të situatës.
"Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rritjes së numrit të të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me Vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK. Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19.
Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente. ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pacientëve në nevojë.Në të njëjtën kohë ju apelojmë që të vaksinoheni dhe të respektoni masat anti-COVID, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë", njofton ShSKUK.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ 20 viktima në 24 orët e fundit! Mbushen kapacitet e spitaleve, nga nesër ambulancat në QKUK do shërbejnë vetëm për pacientë me COVID
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4469
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor, 16:16
-
Kryediplomatja e re e BE-së: Të ulen realisht tensionet ekzistuese Kosovë - Serbi
4 Dhjetor, 16:03
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor, 12:21