Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.
COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit. Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it. Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.
Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm. Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars.
Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve. Kosova, deri më 12 prill, ka regjistruar mbi 98,341 raste me koronavirus dhe 1,996 viktima. Numri i rasteve aktive aktualisht është 13,763. /REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
28 Dhjetor, 16:15
-
Festat e fundvitit/ Fluks hyrjesh drejt Shqipërisë dhe Kosovës në Morinë! Punohet me 8 sportele
28 Dhjetor, 16:08
-
Kurti u kërkon ambasadorëve të veprojnë shpejt ndaj sulmeve nga Serbia: Beogradi me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundër Kosovës
28 Dhjetor, 12:43
-
Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: Grupi i Radoiçiçit vazhdon të jetë rrezik për Kosovën
28 Dhjetor, 11:19
-
Mbi 100 mjekë të larguar këtë vit nga Kosova, punonjësit e shërbimit mjekësor tregojnë arsyet e largimit
28 Dhjetor, 10:17
-
Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'
27 Dhjetor, 19:50
-
Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare
27 Dhjetor, 17:34
-
Aktakuzë kundër 5 të dyshuarve për krime lufte në Kosovë
27 Dhjetor, 16:52
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kosovë/ Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë
27 Dhjetor, 09:39