Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 69 raste të reja të infeksionit Covid dhe 7 viktima
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14,496 kurse totali i vdekjeve 586, gjithashtu të shëruarit numërohen në 11.150
Prestigjozja britanike The Guardian shkruan se edhe pse në Kosovë shtretërit e spitaleve po mbushen me të sëmurë dhe me ata që po vdesin, një e treta e popullsisë beson se pandemia është një mashtrim i pastër, (sipas një sondazhi të fundit që ka tronditur qeverinë).
Në përpjekje për të bindur publikun për rreziqet e vërteta të Covid, qeveria ka vendosur të lejojë media në pavijone spitalore të mbyllura më parë, për të filmuar vuajtjet e të sëmurëve.
Sondazhi I kryer nga kompania ‘Pyper’ zbulon gjithashtu se 61 përqind e kosovarëve mendojnë se COVID-19 është "më pak i rrezikshëm sesa përshkruhet" nga autoritetet dhe media dhe se "Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë beson në teori konspirative se pandemia është vetëm në interes të qeverive, të fuqive të mëdha dhe forcave të caktuara politike".
Skepticizmi është një problem i madh për qeverinë ndërsa po përpiqet të zbatojë masat në Kosovë, e cila kishte muajin e saj më vdekjeprurës deri në gusht me gati 300 vdekje - një numër më i lartë se të tre muajt e mëparshëm së bashku.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështesë Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Eduard Zaloshnja: Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…
13 Dhjetor 2024, 17:35
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16