Kosova, rekord azilkërkuesish në BE
Shqipëria e katërta me 4 përqind

Kosova, rekord azilkërkuesish në BE<br />Shqipëria e katërta me 4 përqind
Kosova mban vendin e parë për numrin e azilkërkuesve në BE gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Në një raport të Eurostatit thuhet se rreth 50 mijë, ose 26 përqind e 185 mijë kërkesave për azil në BE ishin nga Kosova.

90 përqind e aplikimeve për azil nga Kosova ishin në Gjermani dhe Hungari. Kosovarët gjithashtu ishin azilkërkuesit kryesorë edhe në Francë e Luksemburg.

Pas kosovarëve, për numrin e azilkërkuesve vijnë sirianët dhe afganët, të cilët largohen prej konfliktesh të armatosura në vendet e tyre. Të katërtët janë shqiptarët, me 4 përqind të të gjithë azilkërkuesve, aq sa dhe irakenët.

Autoritet europiane janë duke shqyrtuar gjithsej rreth gjysmë milioni kërkesash për azil. Në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së është rritur me 86 përqind, por nuk ka ndryshuar në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Pak ditë më parë, Hungaria deklaroi se do të ndërtojë një mur përgjatë kufirit me Serbinë për të ndaluar fluksin e madh të emigrantëve që synojnë vendet e BE-së.
 


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604