Kosova rrezik nga tërmetet e forta
shkak cilësia e dobët e ndërtimeve

Kosova rrezik nga tërmetet e forta<br />shkak cilësia e dobët e ndërtimeve
Kosova shtrihet në një zonë tektonike, ku lëkundjet e tokës mund të jenë të shpeshta dhe të fuqishme. Tërmetet e ditëve të fundit në Shkup, kanë prekur edhe Kosovën, dhe qytetarët e Prishtinës thonë se i kanë ndjerë dridhjet e të paktën një prej disa tërmeteve që goditën kryeqytetin maqedonas.

Përfaqësues të autoriteteve kompetente të Sizmologjisë në Kosovë thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që Kosova të goditet nga tërmete të forta.

Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë Istogu, Peja dhe Prizreni, megjithëse Vitia, Ferizaj dhe Gjilani janë zonat që edhe në të kaluarën janë prekur nga goditjet tektonike. Brenda 15 vitesh në Kosovë kanë ndodhur dy tërmete me mbi 5 shkallë të Rihterit, një me pasoja të rënda në Gjilan.

Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se bazuar në hartën e rrezikut sizmik në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike apo shkatërruese, por mund të ketë tërmete, siç quhen, të forta, që arrijnë në 6.2 shkallë të Rihterit.

Por, saktësisht çështja e ndërtimit në Kosovë është më shqetësuesja.

Ndërtesa të shumta banimi të ndërtuara pas luftës në Kosovë janë të dyshimta për nga cilësia e ndërtimit, stabiliteti dhe siguria. Pranimet teknike, të cilave do të duhej t’u nënshtroheshin ndërtesat në të shumtën e rasteve, nuk janë bërë nga autoritetet kompetente në Kosovë.

Kriteret e përcaktuara me ligjin për ndërtim mund të mos jenë përfillur nga kompanitë ndërtuese në Kosovë, gjë që e bën edhe më të dyshimtë cilësinë e këtyre objekteve banimi./REL

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri