Në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se dita e mërkurë është shpallur ditë zie në Kosovë.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.