Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falënderuar Kosovën për vendimin e saj për ta shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste.
Vlerësimi ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, konkretisht nga Byroja për Kundërterrorizëm, e cila e cilëson këtë hap si një sinjal të fortë në luftën kundër terrorizmit.
“Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, thuhet në reagimin e DASH në platformën X.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës është marrë më 20 prill, duke e futur Garda Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste në territorin e vendit.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ky vendim synon të forcojë bazën ligjore dhe strategjike të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.
We thank Kosovo for standing against terrorism and designating the IRGC as a terrorist organization. https://t.co/aX29dQasVU
— State Dept CT Bureau (@StateDeptCT) April 23, 2026
Komente












Irani nuk eshte shtet terrorist por jane cifutet dhe amerikanet qe nuk kane lene shtet pa bombarduar
PërgjigjuAmerika asht e shqetesume per Kosoven sepse Serbia jep lek per ndertimin e xhamive dhe po kthehet ne shtet arab se kshtu paraqiten ne evrope si ardhacak turq.
Përgjigju