Kosova shpall 'Non Grata', Peter Handken. Fituesi i cmimit Nobel në letërsi për vitin 2019 njihet si një mbështetes i politikes së Sllobodan Milloshevicit, njeriu i cili nëpërmjet urdhërave të tij kreu shumë masakra ndaj popujve në ballkan dhe sidomos në Kosovë.

Lajmi për shpalljen non-grata të Handkes e dha Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai shkruan në facebook se Peter Handke nuk është i mirëpritur në Kosovë.

"Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm", - shkruan Pacolli.