PRISHTINE - Mbretëria e Lesothos, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin në fjalë e ka bërë me dije kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa e ka përcjellë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Së bashku me Lesothon, bëhen 106 shtete që njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. "Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën.
U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit", ka shkruar Thaçi më tej.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com