Kosova shtrëngon masat anti-COVID, vendos maskën me detyrim: Ata që s'e mbajnë do gjobiten

Kosova shtrëngon masat anti-COVID, vendos maskën me detyrim: Ata që s'e mbajnë do gjobiten

Kosova nuk do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por do të rrisë duke shtrënguar akoma më shumë masat anti-COVID. Kryeministri i Kosovës, Hoti pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë u shpreh se masat e reja që do të merren do të jenë shumë strikte. Hoti u shpreh se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maska dhe distancën do të gjobiten, por detajet pritet që të njoftohen pas mbledhjes së qeverisë.

Do të shkojmë përpara me skenarin e parë, pra me ndërmarrjen e masave të reja dhe me zbatimin e plotë më rigoroze duke mos e përjashtuar edhe shtjellimin masave për shpalljen e  gjendjes së jashtëzakonshme. Maska, distancë, higjienë, më lejoni të ju them se nuk do të tolerojmë asnjë dhe asgjë.

Masat shtesë që propozohen sot në mbledhjen e qeverisë do të jenë më shumë rigorozitet në atë që kemi marrë më herët, sepse masat më efektive për parandalim mbesin të thjeshta, maska higjiena distanca. Këtu do të angazhojmë plotësisht me asistencë të plotë të policisë, Inspektoratin Sanitar për të shqiptuar gjoba për parandalimin e covid-19.

S’do të ketë asnjë lloj tolerance, ndaj askujt që s’i respekton vendimet e qeverisë. E papranueshme që të organizohen dasma e ahengje nëpër qytete e fshatra anembanë Kosovës. Me këto veprime të papërgjegjshme rrezikojmë jetën e fëmijëve dhe prindërve tanë.

Nënkuptohet që të gjitha institucionet e bizneset të kenë dezinfektues dhe detyrohemi të ndalojmë çdo aktivitet publik dhe rite fetare, për një kohë deri në një vendim tjetër. Në këtë drejtim kërkojmë mirëkuptimin e krerëve të institucioneve fetare. Jemi dakorduar në dy ditët e fundit edhe ne Komitetin COVID-19 edhe në MSH. Me masa rigoroze të mbikëqyrjes dhe shqiptimit të gjobave” tha kryeministri Hoti, raportojnë mediat në Prishtinë. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • diku: 12/07/2020 17:47

    O popull shqiptar tragjik dhe i coroditur. Gjate javes ne Kosove me maska, pastaj kalo kufirin ne fundjave per plazh pa maska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare