Kosova shtyn për nesër votimin
për Trepçën, Beogradi kërcënon 

Kosova shtyn për nesër votimin<br />për Trepçën, Beogradi kërcënon 
TREPÇË - Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike e menjëherë pas saj, Kuvendi i Kosovës vendosi të shtyjë votimin e saj për ditën e nesërme.

Gjatë seancës së sotme, është vendosur që votimi i ndryshimeve të propozuara për Trepçën të shtyhet për nesër. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Isa Mustafa në një fjalim para deputetëve të Kosovës.

Sipas Mustafës, kthimi i Trepçës nën menaxhimin e shtetit nuk është i lehtë, për shkak të detyrimeve të saj të cilat mund të shkojnë deri në 1.4 miliardë euro.

“Qeveria po përpiqet që të krijojë kushte për funksionimin normal të saj, që përbën interes të vetë punëtorëve të Trepçës dhe të vendit. Prandaj e kemi parë të udhës që Projektligjin ta rishqyrtojmë edhe njëherë që të dalim me një zgjidhje që parandalon privatizimin, falimentimin e saj.” tha Mustafa

Një mbledhje tjetër e jashtëzakonshme e Kuvendit do të shqyrtojë projektligjin, ndërsa nesër pritet të mblidhet sërish Kuvendi për miratim. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kanë marrë pjesë të gjithë ministrat e Listës Srpska të cilët e kanë kundërshtuar ashpër ndryshimin e projektligjit për Trepçën. 

Nga ana e tij Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se nëse qeveria e Kosovës do të miratojë projektligjin i cili i ndërron pronësinë e kompleksit të minierave “Trepça”, kjo do të rrezikonte bisedimet ndërmjet palëve Kosovë-Serbi si dhe mund të ndikojë në destabilizimin e sigurisë në veriun e Kosovës. Ndërkaq, serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar protesta deri në bllokim të veriut të Kosovës.

Qeveria serbe e ka bërë të qartë vendimin e saj se nuk do të pranojë asnjë nga vendimet e miratuara nga qeveria e kosovës përsa i përket çështjes “Trepça”. 

Por qeveria e Kosovës tha se po synon të shpëtojë Trepçën nga falimentimi i cili do të linte pa punë mijëra veta. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se pronarët e Trepçës janë të qartë ndërsa i cilësoi të paqëndrueshme pohimet se kjo çështje mund të ndikojë në bisedimet Kosovë - Serbi.

“Këto vendime kurrsesi nuk duhet të ndikojnë në procesin e dialogut edhe në marrëdhëniet që ne dëshirojmë t'i konsolidojmë me Serbinë sepse është një organizatë që është në territorin e Republikës së Kosovës, që janë pasuri të Republikës së Kosovës dhe ne do të mundohemi që këto pasuri t'i shfrytëzojmë në interes të të gjithë qytetarëve”, tha kryeministri Mustafa. Beogradi nga ana tjetër insiston se pronari kryesor i Trepçës është fondi për zhvillim i Serbisë. Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriç, tha se nga kompleksi Trepça varen rreth 4 mijë serbë në Kosovë dhe rreth 20 mijë anëtarë të familjeve të tyre. Vendimet e Prishtinës tha ai, e zhvlerësojnë tërë procesin e bisedimeve në Bruksel. “Për diç të tillë në gjuhën serbe ka një fjalë – plaçkitje dhe rrëmbim. Porosia jonë për zotin Mustafa, zotin Thaçi dhe ata që vendosin në Prishtinë është mos e prekni atë që na takon”, tha ai në një konferencë me gazetarë në Beograd në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviç, dhe dy ministra të qeverisë së Kosovës Aleksandër Jablanoviç dhe Lubomir Mariç.

Punonjësit serbë të Trepçës kërcënojnë me greva 
Zyrtarët serbë thanë se me veprimet e saj rreth pronësisë mbi Trepçën, Prishtina mund të destabilizojë situatën në Kosovë dhe se që nga nesër punonjësit serbë do të mund të hidhen ne grevë.

Kompleksi Trepça është administruar deri tani nga Agjencia e Privatizimit, e cila nuk ka arritur tç gjejë një zgjidhje për këtë kombinat, që dikur ishte gjigant ekonomik i Kosovës dhe një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet tetëdhjetç, ku punonin mbi 20 mijë punëtorë.

Ndonëse të dyja palët thonë se Trepça ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik, ekspertët shprehen se duhen investime shumë të mëdha për të mundësuar shfrytëzimin e rezervave kryesisht të plumbit e zinkut me vlerë që llogaritet të arrijë në rreth 10 miliardë euro.

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf