Ndeshja ishte pozitive për përfaqësuesen më të re në Europë, teksa golin e vetëm e shënoi Loret Sadiku në minutën e 85 me penallti. Mbrojtësi që luan në Turqi dhe që është në orbitën kuqezi u tregua i saktë përpara portierit të Omanit duke dërguar topin në rrjetë dhe shënuar emrin në librin e artë të futbollit kosovar si i pari futbollist, i cili me golin e tij i siguroi vendit të tij fitoren e parë.
d.b/shqiptarja.com
