Kosova siguron përfaqësimin
në KiE, Vasili: Vendim historik

Kosova siguron përfaqësimin<br />në KiE, Vasili: Vendim historik
Kosova ka siguron përfaqësimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
 
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ndodhet në Strasburg.

Vasili përshëndeti votimin e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës  lidhur me zbatimin e paragrafit të 13-të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, i cili parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës.
 
Petrit Vasili, i cili po merr pjesë në punimet e Sesionit të Katërt të Rregullt të APKE-së si pjesë e delegacionit shqiptar, e cilësoi këtë vendim historik dhe theksoi se integrimi është i pandalshëm.
 
Vendimi i KiE për Kosovën është historik. Kjo është një ditë e veçantë për Kosovën. Integrimi i Kosovës është  i pandalshëm. Tashmë, Kosova do të ketë delegacionin e saj në Strasburg dhe e drejta e fjalës së Kosovës tashmë është një e drejtë e fituar. Byroja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vendosi se Kosova që prej janarit të vitit 2017, ka të drejtë të caktojë një delegacion prej tre (3) anëtarësh, ku do të përfaqësoheshin pozita, opozita dhe minoritetet", u shpreh Vasili.

 Vasili e cilësoi historik vendimin e dhënë për Kosovën, ndërsa theksoi se integrimi i saj drejt instancave të BE është i pandalshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri