Kosova voton në shkurt ligjin ndaj 
'xhihadit', "Vetëvendosja" kundë

Kosova voton në shkurt ligjin ndaj <br />'xhihadit', "Vetëvendosja" kundë
PRISHTINE - Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë një nga ligjet më të diskutuara, atë Për Pjesëmarrjen në Konfliktet e Armatosura Jashtë Vendit, ose i njohur ndryshe ligji kundër pjesëmarrjes në “xhihad”.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave ligjir që pritet të përcaktojë ndjekjen, burgosjen dhe penalizmin e të gjithë atyre kosovarëve që shkojnë në luftërat jashtë vendit, veçanërisht në Irak dhe Siri, pritet të miratohet në muajin shkurt.

Por siç shprehen mediat kosovare “Vetëvendosja”, pritet të votojë kundër këtij ligji, ndërsa të gjitha grupet parlamentare do të votojnë pro.

Zyrtarë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kanë konfirmuar për mediat kosovare se qeveria tashmë ka proceduar Projektligjin që në çfarëdo forme ndalon konfliktet e armatosura jashtë territorit të shtetit.

“Besoj që ky ligj do të vijë para deputetëve për shqyrtim të dytë në muajin shkurt”, ka thënë Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf