Është futur në përgjime një kohë të gjatë derisa të mërkurën është arrestuar. Të premten, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Policia ka arrestuar edhe shokë të tij në aksionin që është zhvilluar në Prishtinë dhe në Gjilan e ka zbuluar armë dhe një sasi eksplozivi të lidhur me telefona celularë të gatshëm për shpërthim, shkruan Koha Ditore.
Valon Sh., Musli H, Ardian M. dhe Nuredin S dyshohet se janë arrestuar pas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, rreth veprimeve që kanë të bëjnë me Sirinë.
Ndërsa Bekim M. dyshohet vetëm për sulm të rëndë fizik të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikan, pjesëtar të një organizate të krishterë që në Kosovë shpërndanin fletushka fetare. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të zhvilluar ditë më parë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)