40 mijë kosovarë vizitojnë Shqipërinë në fundjavë, kthimi në atdhe shkakton radhë kilometrike në Morinë (Video)

Radhë të gjata të automjeteve janë shkaktuar në pikën kufitare të Morinës drejt hyrjes në Kosovë. Kthimi i shtetasve kosovarë drejt vendit të tyre, pasi kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar kanë krijuar radhë të gjata në kufi. Gjatë kësaj fundjavë kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 40 mijë kosovarë. Pushuesit, si nga Kosova dhe nga Maqedonia e veriut, i janë drejtuar Shqipërisë me makinat e tyre apo të organizuar nga agjencitë turistike me autobusë.

Edhe pse pala kosovare po punon me procedurë të përshpejtuar, fluksi i automjeteve është tepër i lartë dhe makinat kanë krijuar radhë kilometrike. Numri i lartë i mjeteve që kthehen nga pushimet por dhe matja e temperaturës së çdo personi në hyrje të Kosovës, për shkak të situatës së pandemisë kanë shkaktuar edhe vonesë në kufi për kalimin e mjeteve.

Makinat kanë krijuar radhë kilometrike, duke bërë që udhëtarët të presin me orë të tëra në kufi. Disa prej njerëzve madje kanë dalë jashtë nga automjete duke pritur që të kalojnë kufirin drejt Kosovës.

Radhët e gjata për vetë kosovarët nuk janë problematike, pasi ashtu siç shprehen ata "kanë kaluar shumë mirë në Shqipëri".

Për pushuesit kjo radhë është normale pasi po bëhet matja e temperaturës për shkak të pandemisë, por edhe se ka fluks mjetesh ku të gjithë kthehen pasi të hënën nis puna.

"Isha në Velipojë, kaluam shumë mirë! Gjithçka ishte normale. Për pandeminë i jemi përmbajt rregullave", tha një pushues

"Kemi ndenjur 10 ditë në Velipojë, normal që ka radhë pasi është fundjavë dhe njerëzit fillojnë punë nesër. Në Shqipëri kemi kaluar mirë", ishin përshtypjet e një tjetër pushuesi nga Kosova.

"Kam bërë 6 ditë në Shëngjin dhe duhet me prit pasi është normale duhet me respektuar rregullat. Kur hymë në Shqipëri nuk ka pasur radhë, por dhe këtu kuptohet se matet dhe temperatura", tha një pushues.

Shumica kanë kaluar pushimet në Velipojë dhe Shëngjin, por nuk kanë munguar edhe ata që i janë drejtuar jugut të vendit.

"Ishim në Sarandë për fudnjavë dhe u kënaqëm, na pëlqen shumë plazhi i jugut. Jemi nga Presheva", thanë disa të rinj.

Por bregdeti shqiptar për fundjavë duket se preferohet edhe nga pushues nga Maqedonia e Veriut, shumica e të cilëve janë të organizuar me grupe turistike.

"Ishim në Velipojë dhe Shëngjin dhe do shkojmë në Maqedoni. Gjithçka shkoi mirë po respektojmë dhe rregullat që na kërkohen në kufi", thanë ata.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rondi: 27/07/2020 10:27

    Mbyllja e kufijve per virusin dhe keto matjet e temp jane kot fare tani qe semundja qarkullon lirshem ne gjithe globin.Duhet sa me shpejt linja hekurudhore shqipri-kosove se pas nja dy vitesh rruget do jene te pakalueshme

    Përgjigju
  • mali: 26/07/2020 23:45

    IKNI o qelbesira se e qelbet shqiperine....

    Përgjigju
  • Emri: 26/07/2020 21:50

    A ua matin temperaturen letyre kur hyjne ne Shqiperi? Di njeri te me jape pergjigje? Flm.

    Përgjigju
    • Shkelzeni: 27/07/2020 10:54

      Po lexoje më mirë artikullin: Shkak është bërë fluksi i lartë i mjeteve por edhe matja e temperaturës në kufi për shkak të pandemisë.DOMETHËNË te matur po vijne nga Kosova.

    • A. N.: 27/07/2020 09:33

      Jo, vetem kuleten!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan