Kosovari nuk pranon të kryeje
sulmin vetëvrasës për ISIS

Kosovari nuk pranon të kryeje<br />sulmin vetëvrasës për ISIS<br>
I akuzuari me iniciale R.A. në mënyrë indirekte i kërkon K.P. bashkëpunim për të kryer një sulm terrorist vetëvrasës, si vëllezër myslimanë.

Një vit më parë, shtetasi kosovar me iniciale R.A. në një takim konfidencial me shtetasin kosovar K.P. ka shprehur:  “i duheshin të holla për financim, si dhe disa vëllezër myslimanë për të organizuar një sulm istishadije (vetëvrasës) kundër shtetit, kundër qeverisë”. Bëhet fjalë për shtetin e Kosovës.

Pas këtij propozimi, shtetasi kosovar K.P. nuk ka pranuar të përfshihet për të kryer aktin në fjalë.

Prokuroria Speciale e Kosovës e cila merret me vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin ka marrë shkak nga aktivitete propaganduese të këtij lloji, të cilat ishin të ndërlidhura me kosovarët R.A. dhe K.P. Në mënyrë të tillë, ka përfunduar duke u informuar mbi një akt terrorist vetëvrasës që mund të kishte ndodhur.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar