Një grua 30 vjeçare rreth orës 06:00 të mëngjesit i ka shkaktuar lëndime një policeje në Heilbronn të Gjermanisë. Policja në kuadrin e një patrulle po bënte një kontrollim rutinë ndërsa një grua ishte e shtrirë në një bankë në Stacionin Hekurudhor të qytetit.
/Shqiptarja.com
Fillimisht policja ka dashur të flasë me gruan që dukej e palëvizshme dhe ka provuar ta zgjonte nga gjumi. Kur policja i ka kërkuar dokumentet, gruaja me shtetësi kosovare, e alkoolizuar rëndë, e ka goditur atë, transmeton albinfo.ch.
Aq e fortë ka qenë goditja me këmbë në gjunjë sa që polices i është dashur t`i nënshtrohej trajtimit mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë më. Kosovarja me qëndrim në Hanover të Gjermanisë do të paditet për fyerje dhe shkaktim lëndimi trupor.
dy.b/shqiptarja.com





