Krerët e shtetit dhe të politikës në Kosovë përkujtuan 27 vjetorin e masakrës së Reçakut në kompleksin memorial të ngritur në kujtim të viktimave këtë të enjte, (15 janar). Kryeminsitri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani i zhvilluan bashkë nderimet për viktimat.
Më pas krerët e tjerë të partive politike Krasniqi, Haradinaj dhe Abdixhiku zhvilluan me radhë homazhe përpara memorialit.
Presidentja Vjosa Osmani, theksoi se e vërteta për krimet e kryera nga regjimi serb do të mbrohet kudo në botë. Ajo kujtoi dëshminë e ambasadorit William Walker, duke theksuar se ajo që ndodhi në Reçak ishte krim kundër njerëzimit dhe ndaj civilëve të pafajshëm, me synim zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën jo vetëm këtu në Kosovë, por gjithkund në botë. Sepse, ashtu siç dëshmoi ambasadori Walker, ajo që ndodhi këtu ishte krim kundër njerëzimit, ndaj të pafajshmëve, dhe ishte dëshmi e gjallë se qëllimi i regjimit serb ishte ta zhdukte popullin shqiptar në Kosovë nga faqja e dheut”, tha Osmani.
Gjatë homazheve, Kurti theksoi se Masakra e Reçakut ishte moment kyç në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer nga shteti serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
“Para 27 vjetëve këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker u jehua e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të kryer nga Serbia si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjegjësua dhe u mobilizua opinioni publik ndërkombëtar dhe kancelaritë diplomatike perëndimore,” tha Kurti.
Në këtë përvjetor edhe presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për historinë e Kosovës, duke kujtuar se denoncimi i masakrës nga Ambasadori William Walker, 27 vjet më parë, bëri thirrje për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe ndihmoi në përshpejtimin e rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë.
"Kjo masakër nuk mund të harrohet! Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve", shkruan Begaj ndër të tjera.
Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe formacionet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë. Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.
Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj
Në kuadër të kësaj masakre, krerët e shtetit presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të mbajnë homazhe.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve që u vranë 27 vjet më parë në atë që sot njihet si Masakra e Reçakut.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj u shpreh se Masakra e Reçakut, ashtu si edhe masakrat e tjera ndaj popullit shqiptar, janë dëshmi të krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb ka kryer në Kosovë.
Ai shprehu mirënjohje të veçantë për ish-ambasadorin amerikan, William Walker, i cili e cilësoi Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi për ndërgjegjësimin ndërkombëtar.
Haradinaj gjithashtu falënderoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se SHBA-të kanë qenë dhe mbeten krah popullit shqiptar në të gjitha periudhat historike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, duke nderuar viktimat e njërit prej krimeve më të rënda të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë homazheve, Kurti theksoi se Masakra e Reçakut ishte moment kyç në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer nga shteti serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
“Para 27 vjetëve këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker u jehua e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të kryer nga Serbia si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjegjësua dhe u mobilizua opinioni publik ndërkombëtar dhe kancelaritë diplomatike perëndimore,” tha Kurti.
Ai shtoi se masakra e Reçakut është ende një plagë e hapur, e cila ende pret drejtësi, duke ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ndjekur penalisht autorët e krimeve.
“Jemi këtu për të shprehur dhembjen tonë, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë se gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar për mizoritë e kryera para 27 vjetësh,” u shpreh Kurti teksa shtoi lavdi 45 martirëve të Reçakut dhe 11 dëshmorëve të kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga Kompleksi Memorial në Reçak, tha se masakra ndaj 45 viktimave ishte dëshmia e gjallë se Serbia synonte që të zhdukte popullin shqiptar nga ‘faqja e dheut’.
“Në këtë 27-vjetor të Masakrës së Reçakut, edhe një herë kujtojmë viktimat e kësaj masakre të llahtarshme, e cila sërish dëshmoi qëllimin shfarosës që regjimi gjenocidal i atëhershëm i Serbisë kishte ndaj popullit të Kosovës. Reçaku dhe plagët e Reçakut ende flasin, sepse dhimbja është po aq e freskët sa ishte para 27 vitesh. Dhimbja është e freskët për familjet, por është e freskët për gjithë popullin e Kosovës, sepse ende nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer këtu, por edhe në pjesë të tjera të Republikës së Kosovës. Edhe pas 27 vitesh, Serbia vazhdon me po të njëjtat politika dhe po të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit, siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut, është krim i dyfishtë”, tha Osmani.
Osmani themelet e shtetit të Kosovës janë të forta dhe kjo u bë falë sakrificës së martirëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën jo vetëm këtu në Kosovë, por gjithkund në botë. Sepse, ashtu siç dëshmoi ambasadori Walker, ajo që ndodhi këtu ishte krim kundër njerëzimit, ndaj të pafajshmëve, dhe ishte dëshmi e gjallë se qëllimi i regjimit serb ishte ta zhdukte popullin shqiptar në Kosovë nga faqja e dheut. Sot jemi të lirë, gëzojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në shtetin tonë sovran në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se themelet e shtetit tonë janë të forta dhe janë bërë të forta me sakrificën e martirëve të Reçakut dhe gjithëandej Kosovës, si dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë edhe jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë”, deklaroi Osmani.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj thotë se masakra e Reçakut nuk mund të harrohet, teksa sot shënohet 27-vjetori i një prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet.
Sipas Kreut të Shtetit, denoncimi nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.
Postimi i Bajram Begajt
Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj.
Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.
Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.
Kjo masakër nuk mund të harrohet!
Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet!
Nderim martirëve!
Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!
Komente





