KOSOVË- 250 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë dhëe 7 persona kanë ndërruar jetë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), rezultatet e të infektuarve janë bazuar në 454 testime që janë kryer gjatë 24 orëve të fundit. Komuna e Prishtinës ka regjistruar numrin më të madh, 65 persona. Që nga muaji mars, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 256, ndërsa i të infektuarve 9.049.
Kurse të shëruar janë 126 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4.989, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.